Showbiz

Momente xhelozie, ja çfarë bën Cheryl për të mërzitur partnerin e saj

Liam Payne dhe Cheryl nuk janë në periudhën më të mirë të lidhjes së tyre dhe këtë e kanë vënë re të gjithë.

Edhe pse ata u shfaqën të lumtur në “Brit Awards” duke mos u ndarë asnjë moment nga njëri-tjetri, burime pranë tyre kanë konfirmuar se ata mund të ndahen shumë shpejt dhe i vetmi që i mban bashkë është djali i tyre 11 muajsh.

Shpeshherë Cheryl ka shfaqur momente xhelozie kundrejt partnerit të saj, gjë që u konfirmua nga performancat e Liam Payne dhe Rita Ora. Këngëtarja i ka kërkuar të dashurit të saj të mbajë distancë nga Rita pasi ishte e parehatshme për të.

Së fundmi ajo ka vendosur t’ia kthejë Liam-it me të njejtën monedhë. Gjatë eventit të “Prince’s Trust Awards” ajo ka përfituar për të bërë një foto me aktorin seksi Tom Hardy dhe menjëherë më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ky nuk është një veprim i zakontë për Cheryl dhe është e qartë që e vetmja arsye përse ajo ka postuar një foto të tillë është që të bëjë xheloz Liam Payne.