Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Momentet e bukura nuk kanë fund! Kush është çifti më i ri i “Për’Puthen”?

Tashmë zyrtarisht kemi edhe një tjetër çift nga “Për’Puthen”. Mes dritave dhe rikthimit të momenteve më të bukura të të dyve, surpriza e Brunos për Florianën i la të gjithë pa fjalë. Në një ambient jashtë studios, ai ia mbylli sytë Florjanës për të mos zbuluar asgjë nga surpriza. Ai e mbajti në krahë gjatë rrugës që të mbërrinin sa më shpejt tek ambienti special posaçërisht për vajzën. Shumë emocione përjetuan të dy, ndërsa më në fund ndodhi puthja që të gjithë mezi e prisnin.

Teksa të dy ndodheshin në mesin e studios Bruno u shpreh se:

Bruno: Kërkesa ime në këtë pikë është që tani në këtë moment të të marr në krahë dhe të dal që këtej.

Florjana: Të dalim?

Bruno: Po?

Florjana: Po! 

Pas puthjes, Bruno dhe Florjana vendosën të largohen së bashku nga Për’puthen. Mes shumë emocioneve Bruno i kërkoi ta linin këtë rrugëtim dhe Florjana pranoi. Para se të largoheshin ata kërcyen për herë të fundit në skenën e Për’puthen.

Pas këtij momenti shumë të bukur dhe mjaft romantik, Florjana vendosi që para se të largohej nga studioja e “Për’Puthen” së bashku me Brunon, të shpërndate llokume dhe të takonte edhe njëherë vazjat dhe të gjithë ata që ndodheshin në studio.

Kujtojmë gjithashtu se edhe Erioni një tjetër konkurrent u deklarua për Mikelën. Ai u tregua shumë i sigurt me deklaratat që bëri në “Për’Puthen Prime”. Në një sqarim me Rrushen, ai i tha se do të ndërpresë takimet me të dhe më pas, mes një ambienti romantik, ai u deklarua për Mikelën:

Prej ditën e parë deri në muajin e pestë ka qenë një rrugëtim shumë interesant. Ky është vendimi im. Je një vajzë shumë e guximshme, me karakter shume të fortë. Unë këtu dua të të njoh vetëm ty.

Shpresojmë që këto takime të bukura dhe këto momente të veçanta të vazhdojnë dhe të shtohen.