Bota

Momenti kur shpërthen vullkani në Japoni, e hedh shkëmbin 200 metra lart në qiell!

Një shpërthim shumë i madh vullkanik ka ndodhur javën e kaluar në ishullin Niijima, që ndodhet 150 km (93 milje) në jug të kryeqytetit japonez Tokio. Momenti i shpërthimit u kap nga roja bregdetare e Japonisë, që ndau pamjet e shpërthimit të martën.

Agjencia tha se shpërthimi kishte arritur një lartësi prej rreth 200 m lart në qiell, siç shihet edhe nga pamjet. Ishulli vullkanik u formua dhjetë vjet më parë.

Shpërthimi i një vullkani sigurisht që shkakton kaos. Megjithatë, sipas ekspertëve, çdo gjë duhet të jetë në kontroll, pasi kur një vullkan aktivizohet mund të mos përcaktohet kurrë saktë se kur do të ndalojë. Nisur nga kjo ngjarje, në vitin 2018, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit parashikuan disa skenarë të mundshëm.

Megjithatë, mendohet se një ditë do të jetë e mundur të shmangen shpërthimet e vullkaneve duke manipuluar magmën poshtë tyre, por fatkeqësisht jemi ende shumë vite larg nga një mundësi e tillë. Tani për tani, të paktën, ekspertët po përpiqen të punojnë me një teknologji e cila mund të njoftojë përpara për një shpërthim të mundshëm. Ndërkaq, një oqean i ri po formohet, ja cili është kontinenti të cilin ai po e ndanë mes për mes. Pllakat tektonike të Tokës janë në fluks dhe lëvizje të vazhdueshme. Dhe kohët e fundit, shkencëtarët kanë njoftuar se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjes tektonike dhe se kjo ndarje do të krijojë një oqean të ri.