Celebrities Showbiz

Monika Lubonja dhe festa e saj ‘e zhurmshme’ e ditëlindjes! Për më shumë na flet vetë aktorja…

Më 13 prill aktorja Monika Lubonja festoi në mënyrë madhështore 53-vjetorin e saj, ku morën pjesë personazhe të njohur publik, miqtë e saj më të mirë, kolegë e familjarë. Stili shpërthyes i aktores bëri që festa e saj të shndërrohej në kryefjalën e portaleve. Megjithatë për të zbuluar më gjatë rreth të ftuarve dhe dhuratave do na tregojë vetë “shpirti i festës” e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”.

Ditëlindja e kaluar ishte po aq e zhurmshme sa kjo festë?

Unë i festoj çdo vit ditëlindjet dhe janë gjithmonë të zhurmshme. Këtë herë vendosa që të bëja diçka më të madhe. Unë këtë vit nuk doja ta bëja, por ishte vajza ime që këmbënguli shumë dhe më tha që nuk duhet të stresohesha por ta bëja ditëlindjen.

Në festën tënde nuk mungoi as fruti yt i preferuar banania madje një lum bananesh…Ishte ideja jote për të sjellë në këtë formë apo ishte suprprizë dhe për ty nga miqtë e tu?

Unë ditëlindjet i shoqëroj me atë që më kanë shoqëruar gjatë një viti. Big Brother la shumë shenjë në jetën time dhe këtë vit mendova të vë gjërat më kryesore që ndoqën rrugëtimin tim, siç ishin bananet, vaska, bakllavaja dhe kadaifi.

Portalet u tejmbushën me foto dhe video nga festa jote, teksa dukeshe që e ke shijuar në maksimum këtë ditëlindje.

Më vonë kur i pashë në rrjete sociale u kujtova se pse nuk u thashë që të mos postonin gjë. Isha e fokusuar se po merresha me organizimin. Ajo që më vjen keq është që publiku nuk e kupton që kur je në një ditëlindje unë jam e lirë të bëj ç’të dua, nuk mund të më gjykojë askush.

Disa persona nuk ishin të pranishëm në festën e ditëlindjes, veçanërisht Sabiani ka shprehur hatërmbetjen e tij se pse nuk ishte i ftuar. Pse nuk ishin një pjesë e tyre?

Nuk kam pasur ndonjë bisedë me Sabianin, jemi takuar tek ditëlindja e Big Mamas. Ishte Fifi ajo që këmbënguli të takohesha me Sabianin. Unë në fakt nuk e prisja ato që Sabiani ka thënë për mua (tradhtare). Isha e zhgënjyer nga imazhi që ai krijoi për mua. Iliri ishte në Itali. Ndërsa Donaldi kishte një koncert. Po ashtu edhe Fifi dhe Big Mama. Sabiani nuk erdhi kurrë që ta sqaronte me mua situatën. Unë fal shumë, por në momentin kur dikush më fyen, e kam shumë të vështirë.

Cila ishte dhurata më e bukur që ajo ka marrë?

Kam marrë shumë dhurata, por një dhuratë që pashë ishite nga gocat e teatrit, një kokë floriri që unë do ta bëj varëse.