Celebrities Gossip Showbiz

Monika Lubonja ‘hap zemrën’ dhe zbulon arsyen pse nuk është martuar më!

Aktorja e njohur Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara dhe më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi në një bisedë me Egzonën ka rrëfyer përjetimet e saj për periudhën pas divorcit, periudhë të cilën e ka cilësuar si një ferr të vërtetë.

Kam kaluar shumë momente të vështira, nuk di t’i ndajë. Momenti pas divorcit për mua ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu.

Vajza e saj Tea ka qenë 4 vjeçe e gjysmë kur aktorja është divorcuar dhe gjatë bisedës ajo ka zbuluar edhe arsyen se pse nuk është martuar përsëri.

Nuk doja që Teas t’i sillja një njeri tjetër, doja ta rrisja me mënyrën time, ndoshta nuk doli dhe ndonjëri. U përkushtova shumë Teas dhe punës, isha e dashuruar me profesionin tim dhe aty kam marrë grushta shumë të forta.

Rikujtojmë se Monika është në nominim me Arbrin këtë javë dhe pritet që një prej tyre të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Së fundmi, sjellim në vëmendje se Monika dhe banori tjetër i “BBV”, Iliri që në fillim dukej se ishin aleatë tani e kanë humbur totalisht respektin për njëri-tjetrin. Prime-n e kaluar dyshja pati një debat të fortë. Menjëherë pas spektaklit, duket se Iliri nuk u mjaftua me debatin me aktoren dhe iu kthye dhe Arjolës e cila ka relata të mira me të dy banorët. Balerini e akuzoi atë duke e quajtur “një mike midis 2 ish-miqsh”.