Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku është padyshim mbështetësja më e madhe e Noizy-t dhe Stresit!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Bukuroshja gjithashtu njihet për miqësinë shumë të ngushtë që ruan me reperi Stresi e së fundmi ka treguar se është afruar shumë edhe me Noizy-n, sidomos pas ‘armëpushimit’ të dyshes. Pak më parë bukuroshja me anë të një postimi në Instastory ka treguar se është mbështetësja më e madhe e tyre teksa ka ripostuar bashkëpunimin e parë historik mes tyre dhe madje i ka cilësuar si vëllezërit e saj.

Vëllezërit e mi përjetë

Disa kohë më parë Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Postimet më të fundit të Morenës na kanë shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai prej partnerit të saj pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.