Lifestyle

Mos ngatërroni zyrën e punës me ambientin e shtëpisë suaj, ja disa nga sjelljet që mund të bezdisin kolegun!

Duhet të dini se nuk është aspak sjellje e mirë të shkoni në punë kur jeni fizikisht të sëmurë. Ndërsa kolliteni dhe tështini gjatë gjithë ditës, kjo mund të kthehet në bezdi dhe shqetësim për kolegët tuaj. Merrni parasysh personin që keni ngjitur në tryezë, mund t’ia ngjisni gripin dhe kjo nuk do të ishte mirë për askënd.

Gjëja tjetër është kur lini gjëra në tavolinën e tij. Kjo mund të ndodhë në raste të veçanta dhe për pak kohë, por nuk duhet të kthehet në bezdi për kolegun tuaj. Për të është një tavolinë pune dhe i duhet të punojë, njësoj si ju. Tjetra është kur dëgjoni muzikë pa kufje. Ndoshta shijet tuaja muzikore nuk përputhen fare me të tijat. Ndoshta po e bezdis dhe shpërqendron nga detyra me të cilën po merret, kështu që vini kufje.

Një sjellje tjetër aspak e hijshme është kur bëni zhurma përmes gjuhës së trupit apo ndani thashetheme. Telefonatat, të ngrënat në mënyrë të çuditshme, frymëmarrja e rënduar dhe çdo lloj tjetër zhurme bëhet e bezdisshme për kolegun ngjitur prandaj tregoni kujdes. Nga ana tjetër harroni që jeni në një zyrë dhe filloni e konsumoni çfarë t’ju dalë para. Kujtoni që është një hapësirë e përbashkët dhe askush prej jush s’mund të bëjë çfarë të dojë. Nuk jeni në kuzhinën e shtëpisë suaj që të silleni pa menduar për tjetrin.

Ah, gjithashtu mos e teproni me parfumin. Ka njerëz që janë shumë të ndjeshëm ndaj aromave dhe kur ndani një hapësirë të përbashkët, duhet të mendoni dhe për këtë. Merrni përgjegjësi edhe për energjinë që përçoni në vendin e punës. Për asnjë nga ne jeta jashtë zyrës nuk është e thjeshtë, por të paktën përpiquni të reduktoni energjinë negative. Shmangni ankesat dhe përpiquni ta bëni vendin e punës një vend të këndshëm, ku punohet.

Le ta pranojmë, të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën njëherë që të kemi pasur disa flirte ‘të pafajshme’ me atë kolegun seksi të zyrës. Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Në dukje asgjë e gabuar, por ju keni një partner në krah? Atëherë këtu ndërlikohet pak puna.