Aktualitet

Mot i kthjellët në vend, kushte atmosferike të qëndrueshme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike e kjo për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si edhe me vranësira të pakta e hera-herës mesatare kalimtare në orët e mesditës e të pasdites. Më tepër të pranishme, vranësirat do të jenë përgjatë relieveve malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/17
Diell re

Kukës
5/15
Diell

Lezhë
3/16
Diell re

Dibër
0/15
Diell

Durrës
7/20
Diell re

Tiranë
6/21
Diell

Elbasan
5/20
Diell re

Berat
4/21
Diell

Vlorë
7/20
Diell

Korçë
1/13
Diell re

Gjirokastër
4/19
Diell re

Sarandë
8/18
Diell re