Showbiz

Motra e Miley Cyrus nxjerr në shitje lotët e saj për 12 mijë dollarë

Të japësh autografe, të bësh selfie me fansat dhe të kesh një linjë veshjesh të cilat të gjithë mund t’i blejnë online është vërtetë bukur por a nuk keni dashur të provoni ndonjëherë lotët e tyre?!

Pikërisht për këtë është kujdesur Noah Cyrus e cila pak kohë më parë pati një ndarje të vështirë publike me të dashurin e saj Lil Xan.

Së fundmi, motra e këngëtares dhe aktores së famshme Miley Cyrus ka bashkëpunuar me “Pizza Slime” jo vetëm për bluza por së fundmi edhe për të shitur lotët e saj të vërtetë.

“E News” raporton se bukuroshja ka nxjerrë në shitje të limituar 12 pika loti të cilat mbartin vlerën e 12 mijë dollarëve. Mbrëmjen e kaluar ajo ka promovuar lotët e saj në një postim në Twitter duke thënë se kjo risi do të jetë e vlefshme vetëm për 48 orë prandaj të gjithë ata që duan t’i blejnë nuk kanë shumë kohë.