Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik e uroi Pavarësinë e Kosovës duke na treguar dhe përkrahjen e tij politike!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lançuar albumin e tij më të fundit ‘Lamboziki’.

E në një ditë kaq të veçantë për Kosovën, pikërisht ditën e përvjetorit të Pavarësisë, shumë personazhe të njohur e uruan vendin e tyre me fjalët më të mira, teksa reperi zgjodhi ta bëjë duke na treguar dhe përkrahjen e tij politike.

Mozzik shpërndau një foto krah Kadri Veselit, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës i PDK-së. Krahas reperi zgjodhi ta urojë Kosovën me këto fjalë:

Urime 14 vjet shtet Kosovë! Qofsh e bekuar Kosovë! Liria ka emër”,  shkruan Mozzik teksa mbishkrimin e përcjell simbole shtetërore.  

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Por, mund të themi me plot gojë se dyshja nuk i kanë kursyer ‘thumbat’ për njëri- tjetrin në rrjete sociale.