Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik feston sot ditëlindjen dhe zbulon dëshirën e tij!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Ditën e sotme Mozzik, feston ditëlindjen. Artisti, emri i vërtetë i  të cilit është Gramoz Aliu mbush sot 28 vjeç. Dhe në këtë ditë të veçantë për të, këngëtari ka uruar veten me anë të një postimi në Instagram,  ku shprehet se i është falenderues Zotit për të gjitha të mirat që ka. Por jo vetëm kaq, pasi Mozzik lutet gjithashtu që viti të mos e gjejë beqar.

28 Vite sot ! Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin .Faleminderit qe më bërë pikërisht prej atyre qe s’dinë me u thy ..Faleminderit familje shoqëri. Faleminderit dashamirë/e t’muzikës time qe sot bashkë jemi ku jemi! Jetoni për ftyrë , ruaje nderin. Qeshini jetës sado qe iu shikon keq !(ishallaqekyvitsmnxensingle)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)