Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik tregon ndryshimin e madh që i ka ndodhur në këto 8 vite dhe kjo vetëm falë punës!

Mozzik padyshim është një makineri hitesh dhe kjo thënë jo vetëm nga milionat e klikimeve që kanë këngët e tij, por është e pamundur mos ta dëgjosh reperin kudo. Ai është pjesë e tregut muzikor prej vitesh tanimë duke u renditur tek më të pëlqyerit dhe kjo vetëm falë punës së madhe të tij.

Duke u treguar pak nostalgjik, Mozzik ka publikuar dy fotografi krahasuese në një Instastory duke treguar ndryshimin që reperit i ka ndodhur në këto 8 vite. Ai ka vendosur një foto para ku shfaqet me një makinë të thjeshtë të realizuar në vitin 2013 dhe një tjetër të bërë së fundmi krahas një automjeti luksoz të tipit, Lamborghini.

Epo kur punon, çdo gjë është mëse e merituar!

Rikujtojmë se, para pak kohësh Lori me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre. Ajo tregoi që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Vetëm para pak ditësh u publikua kënga më e re e albumit “No Rich Parents”. Deri më tani kënga numëron afro 3 milion klikime dhe pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera të albumit të dyshes.