Celebrities Film & Tv Showbiz

Mr.Bean ka ndryshuar ‘look’ totalisht dhe ja arsyeja pse…

Aktori i njohur në të gjithë botën për rolin e tij si Mr.Bean me sa duket ka vendosur që të ndryshojë look. Rowan Atkinson është fotografuar në Aylesbury teksa po xhiron komedinë e tij më të re në ‘Netflix’ me titull “ Man Vs Bee”. Pamja e tij e re është totalisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë. Gjatë xhirimeve të serialit ai është fotografuar me një model flokësh dhe me një stil veshjeje ndyshe nga zakonisht.

Flokët e gjatë, këmisha me kuadrate dhe pantallonat ngjyrë gri së bashku më këpucët kafe duket se kanë qenë të përzgjedhura për rolin e tij. Aktori është fotografuar kur ka qenë në rrugë dhe po bisedonte me anëtarët e tjerë të ekipit në lidhje me xhirimet e episodeve të cilat do të jenë pjesë e komedisë.

On location: Seen out and about in Aylesbury, Buckinghamshire, the former Mr Bean actor, 66, wore a checked shirt, grey jeans and brown loafers as he took instructions from crew members as they stood in the street

Kjo shfaqje ka në total 10 episode me 10 minuta secila dhe është e krijuar po nga vetë aktori dhe në bashkëpunim me Will Davies. Atkinson do të jetë një nga aktorët kryesorë të këtij seriali. Në këtë serial me sa është bërë e ditur dhe nga vetë ‘Netflix’ bëhet fjalë për një komedi trazuese ku një burrë e gjen veten e tij duke luftuar me një bletë në një vilë mjaft luksoze. Kush do të arrijë të fitojë dhe cilët do të jetë dëmi i pariparueshëm gjatë kësaj lufte mbetet për t’u zbuluar. Këto pyetje do të marrin përgjigje kur seriali të lançohet.

Mr.Bean ka qenë një nga rolet që ka bërë më shumë bujë për aktorin Rowan Atkinson. Një rol i cili i dha një famë të padiskutueshme aktorit. Gjatë asaj kohe Rowan u shpall si një nga komedianët më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar për interpretimet e tij nëpërmjet veprimeve dhe gjesteve. 66-vjeçari me sa duket ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij pa u penguar nga asgjë.