Botë e Çuditshme Love & Sex

Muzikantja ruse Aisylu Chizhevskaya Mingalim martohet me djalin e saj 31 vjet më të vogël!

Një muzikante ruse Aisylu Chizhevskaya Mingalim ka nisur një romancë me djalin e saj 31 vjet më të ri Daniel Chizhevsky. 53-vjeçarja dhe djali i saj i birësuar i thanë “po” dashurisë për njeri-tjetrin në një ceremoni të vogël në Kazan të Rusisë. Mingalim e kishte rritur Danielin që kur ai ishte vetëm 14-vjeç. Ajo e adoptoi në një jetimore, teksa shkonte për të dhënë mësime kantoje.

Ky rast ka tronditur zyrtarët e ‘Mirëqenies së Fëmijëve’ atje, derisa ata i morën edhe 5 fëmijët e tjerë, katër prej të cilëve janë sërish të adoptuar. Fëmijët janë katër vajza dhe një djalë. Muzikantja është në luftë me autoritetet për t’i marrë sërish në shtëpi. Për mediat lokale 53-vjeçarja u shpreh se romanca me djalin e saj, Danielin, për të ka nisur që në momentin që ai erdhi në shtëpi, duke thënë se:

Marrëdhënia jonë është perfekte. Ne nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin. Jemi në të njëjtin mendim dhe dëshirë për romancën tonë.

Mingalim dhe bashkëshorti i saj i ri, kërkojnë të largohen nga Tartarstani ku jetojnë aktualisht.