Botë e Çuditshme

Na thoni shenjën e horoskopit t’ju tregojmë sa shpesh kryeni marrëdhënie seksuale!

Keni pyetur ndonjëherë veten sa ndikon shenja juaj e horoskopit në nevojën që keni për të patur marrëdhënie seksuale? Nëse doni të dini se sa shpesh secila shenjë e horoskopit dëshiron të kryejë marrëdhënie intime ky artikull do t’ju ndihmojë ta kuptoni. Jo vetëm kaq, por të kuptoni dhe sa afër jeni me partnerin/en tuaj.

Dashi- Çdo ditë

Dashi është shenja klasike e zjarrit me ndoshta dëshirën më të madhe për të kryer marrëdhënie seksuale. Dashët tipik janë të vendosur dhe nuk lënë askënd të ndërhyjë në rrugën e tyre. Kjo do të thotë që ata janë të interesuar për marrëdhënie që nuk i lë ata duke dyshuar për pozicionin e tyre në jetën e partnerit/es së tyre.

Demi- Gjatë gjithë fundjavës

Demët janë shumë tërheqës dhe ‘glamour’ me një hije besnikërie. Janë në një lidhjr apo kanë disa marrëdhënie me benefite, ata duan që të arrijnë nivelin ‘A’ të lojës. Ata besojnë se meritojnë vetëm më të mirën, kështuqë nëse ju duhet të presin gjithë javën për një fundjavë shumë aktive seksuale, ata janë të gatshëm.

Binjakët- Disa herë në muaj ose gjatë gjithë kohës

Binjakët janë të vështirë për t’u kuptuar, madje ata nuk kuptojnë as veten. Dëshira e tyre për seks është shumë e çrregullt. Ata mund të kalojnë javë, madje dhe muaj pa kryer marrëdhënie, sepse janë të fokusuar në qëllime dhe punë të tjera. Por, nëse një Binjak është i dashuruar do të duan të flejnë me partnerin/en e tyre çdo ditë.

Gaforrja- Nëse kanë një partner, çdo natë

Gaforret nga natyra janë shumë të kujdesshme dhe të dashura ndaj njerëzve. Kjo do të thotë se janë edhe shumë të dhënë fizikisht dhe dashurojnë, përqafimet, përkëdheljet dhe çdo afrimitet të këtij lloji. Për këtë arsye, Gaforret janë shumë të dhënë pas seksit, nëse kanë personin e duhur në krah.

Luani- Një herë në javë

Ah, Luanët! Njësoj si pamja e tyre e mrekullueshme kanë dhe një shpirt shumë të vendosur. Nëse kanë dëshirë për seks, padyshim do ta gjejnë një mënyrë për ta bërë. Megjithatë, ndonjëherë mund të jenë të preokupuar me punë të tjera dhe mund ta lënë pas dore.

Virgjëresha- Dy ose tre herë në javë

Virgjëreshat janë heronj të pazbuluar në shtrat. Kjo jo vetëm, sepse janë konsistent me rregullat dhe planifikimet, por ato gjithashtu duan të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë. Virgjëreshat e pëlqejnë seksin dhe janë shumë të mirë aty, si në të shumtën e gjërave. Gjithsesi, nëse Virgjëreshat kryejnë marrëdhënie dy- tre herë në javë dijeni se do të japin maksimumin e tyre.

Peshorja- Tre herë ose më shumë në javë

Jo vetëm që janë shumë tërheqës dhe artistik, por kur e duan diçka nuk e fshehin. Peshoret duan të ndien të vlerësuar dhe të kënaqur. Për këtë arsye shpeshherë masturbojnë dhe kur e pëlqejnë dikë nuk e kanë problem ta ftojnë në shtrat disa herë në javë.

Akrepi- Gjithë kohës

Stereotipet janë të vërteta: Akrepët janë të çmendur pas seksit. Nëse ka dikë që e pëlqen intimitetin po aq shumë sa ta, nuk do të largoheshin asnjëherë nga krevati.

Shigjetari- Ose gjatë gjithë kohës ose shumë rrallë

Shigjetarët janë shumë individualist, plot me mendime dhe shpirtra të pavarur. Seksi nuk është një përparësi në jetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse gjejnë dikë që përshtaten nga ana shpirtërore, intelektuale dhe seksuale nuk do t’ju ofrojnë një seks të mrekullueshëm.

Bricjapi- Pak gjatë javës dhe shumë në fundjavë

Bricjapët janë shumë të striktë ndaj rregullave dhe agjendës, ndaj seksi për ta mund të jetë sfidues pasi është e vështirë për ta të jenë njëkohësisht fleksibël dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Bricjapët janë të interesuar për marrëdhënie dhe kanë dëshirat e tyre, por kanë problem të hapen dhe të lënë njerëz t’i njohin ata. Si rezultat i kësaj ata ose masturbohen ose nëse kanë një partner e planifikojnë marrëdhënien seksuale në detaje.

Ujori- Një herë në dy javë

Ujorët kanë vështirësi për t’u kuptuar me raste dhe zakonisht distancohen nga të tjerët, ndaj është e vështirë për ta që të kenë lidhje ku kanë tërheqje si fizike ashtu dhe emocionale. Ujorët mund të mos bëjnë seks shumë shpesh, por jo sepse nuk duan, por sepse e kanë një nevojë të theksuar për vëmendje. Kjo mund të kërkojë disa javë ose muaj, ndaj nuk janë aq aktiv seksualisht.

Peshqit- Dy herë në javë

Peshqit janë shumë mbrojtës ndaj zemrave të tyre sensitive. Kur ata janë në dashuri janë shumë kreativë dhe emocionalisht inteligjentë, duke përfshirë dhe anën seksuale. Kjo do të thotë se aktiviteti i tyre seksual është i lartë, sidomos kur janë me të vërtetë në dashuri nuk kanë limit.