Horoskopi Love & Sex

Ne e dimë se sa xhelozë jeni, duke u nisur vetëm nga shenja juaj e zodiakut…

Të gjithë njerëzit janë xhelozë, disa njerëz e kanë më të fortë këtë ndjenjë xhelozie dhe të tjerë jo dhe aq. Më poshtë do të shihni me detaje përqindjet e xhelozisë për çdo shenjë të zodiakut në mënyrë që të dini se sa shumë do të xhelozojë partneri juaj i ri…

Dashi

Dashi ka pasiguritë e tij dhe është shumë xheloz. Ai shkon përtej 100% dhe do t’jua bëjë jetën mjaft të vështirë me xhelozinë e tij.

Demi

Demi është xheloz në masën rreth 30 % që do të thotë se do të jeni të qetë me të me disa skena të vogla xhelozie.

Binjakët

Xhelozia e Binjakëve është mjaft intensive edhe pse nuk është aq e sëmurë. Do t’ju japë skena, ato thjesht nuk do të jenë aq intensive. Gratë Binjake menaxhojnë dhe kontrollojnë xhelozinë e tyre ndërsa burrat janë pak më të vështirë.

Gaforrja

Nëse Binjakët janë xhelozë në 50 %, Gaforrja arrin në 70 %. Për fat të keq, ai është mjaft xheloz dhe do t’jua tregojë në çdo mënyrë.

Luani

Luani është shumë xheloz dhe shkalla e xhelozisë së tij arrin në 90 %.

Virgjëresha

Nëse ka një shenjë që nuk është aspak xheloze, sidomos për një burrë, atëherë kjo është Virgjëresha. Ajo mezi po prek 1 % dhe me të do të jeni shumë të lumtur, veçanërisht nëse nuk ju pëlqen të keni skena xhelozie.

Peshorja

Peshoret gjithashtu nuk janë shumë xhelozë, rreth 20 %.

Akrepi

Nëse ngatërrohesh me një Akrep, e ke dreqosur sepse kur bëhet fjalë për xhelozi, ata janë të padurueshëm. Ata janë më xhelozët dhe nuk e fshehin dot fare. Shkalla e xhelozisë? Jashtëzakonisht e lartë!

Shigjetari

Shigjetarët janë pak më xhelozë se Gaforret, që do të thotë shumë…

Bricjapi

Një tjetër shenjë që nuk mund ta ndrydhë xhelozinë e tij. Përqindjet arrijnë gati 100 %.

Ujori

Ujorët u përkasin shenjave që nuk janë xhelozë.

Peshqit

Xhelozia e tyre është në nivele normale dhe rreth 35 %.