Showbiz

Ndahet nga jeta ylli i rrokut, Spencer Davis

Një lajm i trishtë vjen për të gjithë fansat e muzikës rrok. Kitaristi i super hiteve “Keep On Running” dhe “Somebody Help Me”, Spencer Davis ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare si pasojë e pneumonisë.

Anëtari i “The Spencer Devis Group”, për më shumë se 30 vjet ka dhuruar performanca dhe hite shumë të dashura për publikun.

Miku dhe njëkohësisht ish-menaxheri i yllit të rrokut të viteve ’60, Bob Birk u shpreh se ai ishte një njeri zemërmirë, inteligjent, bujar dhe padyshim shumë i talentuar.

Rikujtojmë që Davis ka lindur në vitin 1939 dhe në moshën 6-vjeçare ka mësuar për herë të parë harmonikën dhe firzamonikën. Karriera e tij nisi fillimisht në grupin e quajtur “The Saint” për t’u bërë më pas pjesë e grupeve më të sukseshme të rrokut në histori.