Showbiz

Ndarja e John Cena dhe Nikki Bella e inskenuar?!

Pak javë më parë u lajmërua se John Cena dhe partnerja e tij Nikki Bella i dhanë fund fejesës së tyre pak ditë para dasmës dhe kjo shokoi fansat e tyre si edhe publikun e gjerë.

Ndarja e tyre erdhi në menjëherë pas momentit kur Nikki zgjodhi fustanin e saj të nuses ku më pas kuptoi se më tepër se të martohej ajo dëshironte të ishte një nënë por John ishte kundra të pasurit një fëmijë.

Pas ndarjes së tyre nuk kaloi asnjë javë kur ata u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur në San Diego. Kampioni i “WWE” u shpreh për “TMZ” se ai është i dashuruar me Nikki dhe do të bënte çdo gjë që ajo të rikthehej sërish në krahët e tij.

Një pjesë e mirë e publikut mendojnë se ndarja e tyre ishte e gjitha e inskenuar për realizimin e një episodi të serialit “Total Bellas”. Ky serial shfaq jetën e përditshme të Nikki Bella dhe binjakes së saj ndërkohë që çifti nuk e lajmëuan ndarjen derisa u transmetua ky episod.

Edhe përse ata i mohojnë këto aludime fansat e tyre të cilët kanë bërë kërkime të thella kanë dalë në përfundimin se e gjitha kjo ishte vetëm për show, ata nuk janë ndarë kurrë.