Showbiz

Ndarje e vështirë mes Liam Payne dhe Cheryl

Edhe pse nuk janë të martuar çifti i famshëm i këngëtarëve po kalojnë një ndarje të ngjashme me atë të një divorci.

Miqtë e ngushtë të ish pjestarit të “One Direction” kanë konfirmuar për “Mail Online” se ai ka punësuar një avokat që të mund të mbrojë pasurinë e tij prej 54 milionë dollarësh nga Cheryl.

Ai gjithashtu do të kërkojë të drejta të barabarta për t’u kujdesur për djalin e tyre që ai mos e ndjejë mungesën e asnjërit prej prindërve.

Edhe pse ata duan që martesa e tyre të funksionojë, kjo është e pamundur për shkak të angazhimeve me punë dhe koncerteve që i mbajnë gjithmonë larg nga shtëpia dhe larg nga njëri-tjetri. Thuhet se për ndarjen e tyre nuk ka më kthim mbrapa dhe së çdo gjë do të marrë fund brenda pak javëve.