Aktualitet Bota Film & Tv

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare ylli i “The Walking Dead”!

Aktori i njohur, Moses J. Moseley, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Moseley njihet më së shumti për rolin e tij në serialin e njohur “The Walking Dead”. Lajmin e bëri të ditur mexheri i tij nëpërmjet një deklarate për mediat, ku thuhej:

Të gjithë e donin Moses. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që e takuan. Një dritë në sytë e të gjithëve. Moses ishte një person i mrekullueshëm dhe nëse do të kishe mundësinë ta takoje, ai do ta bënte ditën tënde të mrekullueshme. Ai ishte shumë i talentuar, ishte një mik i mirë, ai lloji që mund të thërrisje për çdo gjë. Ai ishte gjithmonë i emocionuar, për jetën dhe punën në biznesin e argëtimit.

Aktori u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri brenda makinës së tij të mërkurën e kaluar në Stockbridge, Georgia, thanë të afërmit për “TMZ”. Vdekja e tij po hetohet si një vetëvrasje e mundshme, thanë burimet e rendit.

Familja e Moseley-t e kishte parë për herë të fundit më 23 janar, raportoi “TMZ”. Të mërkurën, pas paraqitjes së kallëzimit të personave të zhdukur, familja gjurmoi makinën e tij, ku u gjet trupi i tij, me ndihmën e “OnStar”.

Moseley është më i njohur për rolin e tij si Mike, një nga zombitë e përkëdhelur të Michonne, i luajtur nga nga aktori Danai Gurira, në serialin e famshëm “The Walking Dead” në 2012 dhe 2015. Përveç “The Walking Dead” , Moseley u shfaq gjithashtu në filmin “Atack of the Southern Fried Zombies” të vitit 2017 . Projektet e tij të tjera përfshijnë “Joyful Noise”, “The Internship”, “Queen of the South”, “Watchmen” dhe “Blood Scroll: Horror Stories”.