Bota Celebrities

E trishtë! Prindërit e yllit të “Walking Dead” gjenden të vdekur!

Prindërit e aktores së “Dune” Alicia Witt janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Massachusetts në një rast misterioz që policët thonë se tani është “nën hetim”. Trupat e Robert Witt dhe Diane Witt u zbuluan në rezidencën Worcester të hënën pasi ylli i Hollywood-it i kërkoi një të afërmi të kryente një kontroll, duke thënë se ajo nuk ishte dëgjuar me prindërit e saj për “disa ditë”.

Gjatë një deklarate të bërë aktorja ka thënë se:

Iu drejtova një kushëriri që jeton afër prindërve të mi për t’i kontrolluar. Mjerisht, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Kërkoj pak privatësi në këtë kohë për të pikëlluar dhe për të kthjelluar mendjen rreth kësaj ngjarjeve dhe kësaj humbje surreale.

Togeri Sean Murtha i policisë së Worcester-it i tha mediave lokale se policia shkoi në banesë dhe se nuk kishte shenja të ndonjë skene të dyshimtë.

Sipas Worcester’s Telegram & Gazette, kishte raportime se çifti kishte pasur probleme me furrën dhe po përdorte një ngrohës të thjeshtë. Megjithatë, zjarrfikësit kontrolluan cilësinë e ajrit brenda shtëpisë dhe nuk zbuluan asnjë gaz të dëmshëm.

Një fqinj i tha gazetës se familja e Witt ishte sëmurë prej disa kohësh dhe se shtëpia e tyre kishte rënë në një gjendje të rrënuar. Familja kishte jetuar në Worcester për dekada dhe të dy punonin si mësues të shkollës së mesme përpara se të dilnin në pension. Përveç Alicia Witt kanë edhe një djalë, Ian.

Autopsitë do të kryhen për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Alicia Witt fitoi famë në mesin e viteve 1980 pasi u zbulua nga regjisori David Lynch. Ajo luajti në filmin origjinal “Dune” në vitin 1984 përpara se të vazhdonte të shfaqej në hitin e tij televiziv “Twin Peaks”.

Aktorja kokëkuqe është shfaqur gjithashtu në shfaqje televizive si “The Walking Dead”, “The Sopranos”, “Two and a Half Men” dhe “Orange Is The New Black”.