Bota

Ndërron jetë sozia e Kim Kardashian pas operacionit plastik për shkak të një arresti kardiak!

Sozia e Kim Kardashian, Christina Ashten Gourkani, ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak kardiak pas një operacioni të madh plastik. ‘Ashten G’ siç njihej në Instagram vdiq më 20 prill teksa po shërohej nga operacioni. Influencuesja 34-vjeçare, e cila kishte një numër të madh ndjekësish në Instagram ishte e famshme për një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një nga personazhet më të njohura të SHBA-së, Kim Kardashian.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja e Gourkanit përmes Instagramit.

Me pikëllim të thellë dhe një zemër të thyer duhet të ndajmë vdekjen më tronditëse, fatkeqe dhe të papritur të vajzës dhe motrës sonë të dashur, Christina Ashten Gourkani.

Familja që atëherë ka hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për shpenzimet mjekësore dh të funeralit. Deri më tani, ata kanë mbledhur 3790 dollarë nga 38 donacione, që është afërsisht 36 mijë dollarë larg objektivit prej 40 mijë dollarësh.

Familja shpjegoi gjithashtu se vdekja po hetohet si një ngjarje e mundshme e lidhur me vrasje. Ata shpjeguan në faqen e tyre GoFundMe se:

Vdekja e saj e papritur dhe tragjike aktualisht po hetohet si një vrasje në lidhje me procedurën mjekësore që mori një kthesë për keq. Për privatësinë e Christina Ashten, familjes sonë dhe hetimit nuk do të jepen detaje të tjera në këtë moment.