Botë e Çuditshme Lifestyle

Ndoqi të gjitha leksionet e pronares së tij, qeni nderohet me një diplomë universiteti!

Ceremonia e diplomimit në Universitetin Seton Hall në New Jersey paraqiti një diplomë që iu dorëzua një të diplomuari shumë të veçantë, qenit ndihmës të një studenteje me aftësi të kufizuara. Një video e postuar në Twitter nga universiteti tregon Grace Mariani dhe qenin e saj të ndihmës, Justin, duke iu dorëzuar një diplomë nga Joseph E. Nyre i Seton Hall. Në videon e postuar shkruhej:

Presidenti i Seton Hall Joseph E. Nyre, Ph.D. i paraqet Justin-it, qenit të shërbimit për Grace Mariani, nga Mahwah, New Jersey, një diplomë pasi i ka ndjekur të gjitha leksionet e Grace në Seton Hall.

Mariani mori një diplomë universitare në shkencat arsimore, ndërsa Justin-it iu dha një diplomë nderi për ndjekjen e të gjitha leksioneve të pronares së tij. Grace shtoi se ka në plan të japë mësim në arsimin fillor dhe special dhe Justin do të qëndrojë pranë saj në karrierën që ajo planifikon ta ketë në të ardhmen.