Tech

Ndryshimet e reja në Facebook dhe Instagram, Meta paralajmëron!

Meta ka njoftuar ndryshime të mëdha në politikat e saj për media digjitale, përpara testimeve të aftësisë për të kontrolluar përmbajtjen mashtruese të krijuara nga teknologjitë me inteligjencë artificiale. Pronari i Facebook dhe Instagram do të fillojë të aplikojë “Made with Al” për videot, imazhet dhe audiot e krijuara me Al. Gjithashtu, Meta do të aplikojë etiketa të veçanta edhe për mediat që paraqesin rrezik veçanërisht të lartë të mashtrimit të publikut për një çështje me rëndësi pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar apo jo me Al.

Bëhet e ditur se etiketat “me rrezik të lartë” do të fillojnë të aplikohen menjëherë. Kjo qasje do të zbatohet për përmbajtjen e postuar në Facebook, Instagram dhe Threads. Shërbimet e tjera të kompanisë, duke përfshirë kufjet e realitetit virtual, WhatsApp dhe Quest, mbulohen nga rregulla të ndryshme.

Këto ndryshime vijnë disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku studiuesit paralajmërojnë se ato mund të shkatërrohen nga teknologjitë gjeneruese me Al. Politika ekzistuese e Meta-s për “mediat e manipuluara” ndalon videot e modifikuara në mënyrë mashtruese të cilat i bëjnë njerëzit të duken se thonë fjalë që nuk i kanë thënë kurrë.

Ndërkaq, rikujtojmë se në një padi kundër kompanisë mëmë të Facebook, Meta, është pretenduar se Netflix kishte akses në mesazhet private të përdoruesve në Facebook si pjesë e një “marrëdhënieje speciale” të fshehtë dhe të gjatë midis gjigantëve të teknologjisë. Meta raporton se kjo tregti e të dhënave po ndodh “për afro një dekadë”. Dhe se Netflix po i kthen të dhënat e përdoruesit në shkëmbim të mesazheve private.

Padia e ngritur nga Maximilian Klein dhe Sarah Grabert sfidon kompanitë të cilat në një marrëveshje dyshohet se ndanë “të dhëna specifike për klientët” që i mundësojnë Netflix-it të përshtatë përmbajtjen për përdoruesit. Lidhjet reciproke të suksesshme të biznesit të Netflix dhe Metës mund të kenë rezultuar nga miqësitë e mira të Reed Hastings me CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, sipas shtypit.