Auto & Moto

Ndryshoi performancë për t’u legalizuar në SHBA, njihuni me modelin Elise nga Lotus!

Prodhuesi i makinave Lotus, nuk arriti kurrë të sillte modelin Elise 1 në SHBA, por kompania e pavarur Sun International e bëri. Për ta bërë makinën të ligjshme në SHBA, kompania i hoqi motorin origjinal Rover K-Series, duke i vendosur një tjetër nga Honda.

Ekziston vetëm një numër i vogël i modeleve të tilla dhe një sapo ka dalë në shitje në ankandin Cars&Bids që pritet të përfundojë më 11 janar. Konkretisht, është një Elise 111S e vitit 1999, me timon në anën e majtë, e cila hyri në tregjet e SHBA-së në vitin 2002, me një motor B18C dhe transmision shpejtësie nga Honda. Tani kjo seri është e pranueshme për import në SHBA, por ka shumë pak gjasa që të gjeni një të tillë.

Rikujtojmë se Lotus Emira, makina më e fundit e Lotus me motor me benzinë duket se brenda 5 viteve nuk do të prodhohet më, teksa kompania konfirmon planet që do bëhet elektrike nga fundi i vitit 2028. Lotus ka bërë publike planet e saj që të jetë tërësisht elektrike duke nisur nga viti 2028, gjë që përkon me 80 vjetorin e kompanisë. Mike Johnstone, shefi i marketingut të Lotus Cars tha në një konferencë në lidhje me makinën e re elektrike Lotus Emeya se:

Plani jonë është që nga viti 2028, të gjitha produktet që ne i menaxhojmë të jenë elektrike. Pastaj është vetëm një rast i ndonjë makine me benzinë që shitet në të gjithë botën, për të cilën ne tentojmë ta përputhim gjithsesi ofertën me kërkesën. Pra, do të jetë rreth fundit të vitit 2028 që ne do të elektrizohemi plotësisht.