Auto & Moto Botë e Çuditshme Design

Në ankand makina lodër e veshur me kristale!

Një kopje e një modeli Jaguar E-Type ka dalë në shitje në ankandin RM Sotheby’s. Ankandi ka njoftuar se makina e fundit që po ofrohet për shitje në fakt është një lodër. Por, e veçanta e kësaj lodre është pamja e saj. Ajo është e tëra e mbuluar me 100 mijë kristale dhe 24 karatë ari. Thuhet se makina mori më shumë se 300 orë për t’u ndërtuar me gur të çmuar Swarovski.

Bëhet e ditur se modeli u ndërtua nga Half Scale Cars i Mbretërisë së Bashkuar. Në pjesën e brendshme, automjeti sportiv mund të shihet i zbukuruar me një timon të veshur me ar dhe tapiceri lëkure.