Celebrities Gossip Showbiz

Në familjen e Elgitit dhe Kleas sot është një ditë shumë e veçantë!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Disa orë më parë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një foto ku ka zbuluar se për familjen e tyre është një ditë shumë e veçantë pasi vogëlushi i tyre, Krid sot kishte ditën e parë të çerdhes. Megjithatë, sërish duket se ai nuk qëndron dot larg mamit dhe babit pasi prezantuesja na ka treguar se ka qëndruar atje shumë pak kohë.

Më në fund dita e parë e çerdhes që zgjati vetëm 20 minuta.  

Ky vit vetëm sa ka nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.