Celebrities Gossip

Në hapat e Princeshë Dianës, Meghan Markle ndan të njëjtën trajektore me të!

Meghan Markle dhe Princesha Diana ndajnë “të njëjtën trajektore” në qendër të vëmendjes së publikut, ka pohuar një biograf mbretëror. Andrew Morton tha se ka ngjashmëri midis Dukeshës së Sussex-it dhe vjehrrës së saj të ndjerë, e cila vdiq në vitin 1997 kur Princi Harry ishte 12 vjeç.

Princess Diana

Autori mbretëror, biografia e të cilit “Diana: Her True Story” ishte një një nga librat më të shitur kur u botua për herë të parë në vitin 1992, tha se ai vëren ngjashmëri të habitshme midis Dukeshës së Sussex-it dhe Princeshës Diana. Gjatë një interviste me “Good Morning America”, Morton tha se si Meghan ashtu edhe Diana kishin vështirësi emocionale dhe mendore në familjen mbretërore.

Meghan ka kaluar nga “Duchess Dazzling” në “Duchess Difficult”, saktësisht e njëjta trajektore që ndodhi edhe me Dianën. Të dyja ato po luftonin emocionalisht dhe mendërisht për të përballuar, para së gjithash, të qenit shtatzënë, por edhe me jetën brenda këtij ‘tasi të peshkut të artë’ të Familjes Mbretërore.

Biografi mbretëror shtoi se një nga keqkuptimet më të mëdha për Meghan është se ajo kishte nën kontroll jetën e tyre ndërsa ata ishin anëtarë të familjes mbretërore, por në fakt, Princi Harry ishte eksperti i vërtetë.

Meghan Markle fajësohet për ardhjen e Harry në Hollywood. Kur për ironi, ishte Harry ai që donte shumë të bënte një intervistë me Oprah. Mjerisht për Meghan, ka një narrativë që është ndërtuar që është tërësisht negative ndaj saj.