1këngëx2 Celebrities

Në këtë 24 vjetor të Top Albania Radio-s, Paloma vendos të tregojë momentet më të bukura të rrugëtimit të saj në radio!

Ditën e sotme në 24 vjetorin e Top Albania Radio-s, e ftuar në studio ka qenë Paloma si bashkëprezantuese me Elios Shulin dhe Brarend Akçiu. Paloma zgjodhi që të ndante me dëgjuesit dhe ndjekësit të gjithë rrugëtimin e saj me momentet më të bukura.

Më duket se mu rikthyen edhe njëherë të gjitha kujtimet. Janë 21 vite të plota në Top Albania Radio. Këtë datë unë gjithmonë nuk e kam festuar si Shën Valentini por si festën e radios. Nuk e kam ndjerë ndonjëherë sepse unë jam çift. Kjo datë ishte një ditë shumë e lumtur ku festonim të gjithë së bashku.

Cili është kujtimi më i shenjtë?

Në vitin 2001 kur mua më erdhi një propozim dhe një kërkesë nga Top Albania Radio. Lamë takimin dhe kur u futa aty tek ambientet e mëdha që më dukeshin si labirint. Takova Andy Dj dhe diskutuam më pas. Një propozim shumë i madh për mua. Kështu pra nisi pastaj është histori.

Paloma gjithashtu ka vazhduar të tregojë në lidhje me fillimet e saj:

Tani ishte shumë i rregullt dhe mjaft preçiz, donte elokuencë në gjërat që ne bënim. Më kujtohet që gjatë asaj kohe unë edhe kisha pak kohë që kisha filluar të përshtatesha kur edhe mu sugjerua emsioni i mëngjesit më pas “Good Morning Albania”. Duke qenë se kisha një përgjegjësi të madhe nuk po përshtatesha dot më edhe me oraret dhe merrja gjoba.