Bota Botë e Çuditshme

Në rast apokalipsi, ekziston diçka që mund të shpëtojë botën!

Në arkipelagun Svalbard në Arktik, gjendet një kasafortë misterioze. Rrethuar nga bora, akulli dhe arinjtë polarë, objekti strehon 1.2 milionë mostra farërash nga çdo cep i planetit. Në rast të ndonjë katastrofe, apokalipsi apo fatkeqësie natyrore, kjo kasafortë do të parandalojë humbjen e përhershme të llojeve të bimëve dhe kulturës bujqësore të zhvilluar nga shoqëria njerëzore për më shumë se 12 000 vite.

Pasi një bankë e ngjashme farash në Alepo u shkatërrua gjatë luftës civile siriane, në vitin 2008 u hap Kasaforta Globale e Farave në Arktikun norvegjez. Së fundmi ka nisur një fushatë ku njerëzit mund të hyjnë në një turne virtual për të parë koleksionin e madh të zhardhokëve, orizit, drithërave dhe farave të tjera. Lise Lykke Steffensen, përgjegjëse për funksionimin e kasafortës tha se:

Po të futesh brenda në kasafortë duket sikur je në një katedrale. Ka tavane të larta dhe zëri jehon. Kur hyni nëpër galeri për të parë koleksionet, temperatura është rreth -18C. Çdo farë mbyllet në një qese alumini hermetike dhe ruhet në kuti, ku mund të klikoni për të marrë informacione.

Depozitat janë groposur aq thellë në ngrica të përhershme sa do të jenë të sigurta për shekuj me radhë.