Celebrities Gossip Showbiz

“Në të Zënça”, Aurela Gaçe sjell një projekt aq të veçantë sa është vetë!

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira prej vitesh tanimë e me plot gojë mund të themi se është një divë e muzikës shqiptare, e cila elektrizon skenën me zërin e saj.

Edhe pse kaq vite në skenë dhe me shumë koncerte, sërish këngëtarja nuk ka ndalur duke sjellë projekte të reja muzikore. Pak më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re “Në të Zënça”. Padyshim që titulli do të ishte po aq i veçantë sa vetë artistja, po ashtu edhe klipi i cili është sjellë në formën e një mini-filmi. Jo vetëm kaq, por surpriza e këtij videoklipi është pjesëmarrja e vajzave të këngëtares, Abigail dhe Grace.

“Në të Zënça” është një këngë me elementë popullore dhe shumë ritmike.

Para pak kohësh po përflitej në rrjete sociale ajo çfarë ndodhi në spektaklin e talenteve për fëmijë, ku Albi Nako dhe Erjona Rusi ju drejtuan një vajze të vogël disa pyetje që u konsideruan nga publiku i gjerë si bullizuese dhe jo etike.

Teksa u ‘shënjestruan’ kudo në median ‘online’ nga personazhe të ndryshëm të famshëm dhe jo vetëm, reagoi dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shprehur shumë e revoltuar ndaj kësaj situate.

Këto ditë, kam lexuar shumë statuse, mbi një video, ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur? U shfaq në TV ashtu krejt papritur? NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE! Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë. Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i hollë, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial, ke kaluar të 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nërrugë, në rrjetet sociale, në ambientet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe në shtëpi. I ngjave sat ëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së tët eti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burrë, cunat nuk qajnë, bëhu trim se je qullash etj etj etj. Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes. Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë? A ju kanë gjykuar NDONJËHERË?