#thuajmepepsi Lifestyle

Në #thuajemepepsi ka vetëm humor, çfarë këngësh do t’i shkonin Rudina Magjistarit nëse do të ishte këngëtare?!

Të nisur nga komenti plot humor i ndjekësit tonë për Kelvi Kadillin që thotë: “Vetëm Rudina Magjistari ka ngelur pa bërë këngë”, ne në #thuajemepepsi nisëm një sondazh live në Instagram.

Shumë fansa e ndjekës të këtij programi ishin të gjithë dakort me faktin që nëse Rudina Magjistari do të ishte këngëtare, zëri i saj do të ishte shumë i ëmbël dhe me siguri do të këndonte vetëm balada.

Disa kometues në veçanti menduan se ajo do të tregohej e guximshme madje do t’i shkonte shumë kënga e Ingrid Gjonit “Me Duar në Ajër”. Gjithashtu nuk janë përjashtuar këngë të famshme si “Kur Më Vjen Burri nga Stani” apo ajo e Zaimina Vasjarit “Po Ta Dija” të cilat Rudina do t’i këndonte për mrekulli.

Në #thuajemepepsi nuk mungon kurrë humori dhe të qeshurat dhe ky sondazh dhuroi shumë të tilla që sigurisht erdhën në formë shakaje.