Showbiz

Nëna e modeleve të famshme voton për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Modelja e famshme Bella Hadid ka zbuluar se mamaja e saj, Yolanda Hadid ka votuar për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përmes rrjetit të saj social, Instagram Bella e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit duke postuar një foto me të. “Ajo është bërë një shtetase amerikane tani vonë dhe këtë vit i është lejuar të votojë”, ka shkruar ajo.

Bella gjithashtu u shpreh se ndihet shumë krenare për mamanë e saj dhe shprehu mbështetjen e tyre për Joe Biden. Yolanda, e cila është rritur në Holandë, u bë një shtetase amerikane në maj të vitit 2013.