Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nëse jeni një ‘ngrënës i pashembullt’ i frutave të thata duhet të dini si t’i ruani që mos të prishen!

Frutat e thata ofrojnë një sasi të bollshme të lëndëve ushqyese. Njohja e mënyrës më të mirë për të ruajtur frutat e thata, jo vetëm që do t’i shtojë jetëgjatësinë, por ju do të përfitoni edhe më shumë prej tyre. Qoftë në qese plastike, në ambalazhet origjinale apo në kavanoza qelqi, shumë njerëz i mbajnë frutat e thata në temperaturën e dhomës.  Së pari, është e rëndësishme të kuptoni pse dhe si frutat e thata prishen. Ato janë të pasur me yndyrna “të mira”, të cilat njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore.

Por, këto yndyra të pangopura janë jashtëzakonisht delikate, që do të thotë se shpërbëhen shpejt. Kjo i bën frutat e thata më të ekspozuar ndaj prishjes, gjë që ndikon në shijen dhe freskinë e tyre. Si t’i ruani në frigorifer në mënyrën e duhur? Mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato, është t’i mbani në frigorifer. Ftohtësia e frigoriferit do të ngadalësojë prishjen e yndyrnave të pangopura. Ju mund t’i ruani në kavanoza qelqi të mbyllur, ose në paketimin me të cilin i keni blerë. Në këtë mënyrë do të zgjasin për të paktën një vit.

Disa fruta të thata kanë tendencën të prishen më shpejt se të tjerët. Përmbajtja e tyre yndyrore ndryshon nga njëri lloj në tjetrin. Për shembull, bajamet, arrat dhe fistëkët kanë më pak yndyrë prandaj, në përgjithësi do të zgjasin më shumë se arrorët me më shumë yndyrë, si arrat makadamia, arrat e pishës, shqemet dhe arrat braziliane.

Nëse i ruani në frigorifer, ju nuk do ta vini re këtë ndryshim. Si të dalloni nëse frutat e thata janë prishur? Zgjidhja më e mirë është t’i nuhasni. Nëse arrini të shquani një aromë të pakëndshme, të thartë, të mykur dhe tekstuara e tyre të jetë e butë dhe shija e hidhur, atëherë kjo tregon se ka ardhur koha t’i hidhni.

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e produkteve, duhet të marrim parasysh për ta mbajtur ushqimin të freskët, të sigurt dhe të shijshëm për aq kohë sa të jetë e mundur. Kushtet e gabuara mund të çojnë në pasoja të pakëndshme, si prishja apo myku. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të ruash gjëra si qumështi në frigorifer, por shumë më tepër produkte mund të përfitojnë nga mbajtja e ftohtë, rritja e afatit të ruajtjes së tyre, përmirësimi i shijes dhe më shumë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.