Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju duket e vështirë, Sara Hoxha ju zbulon mënyrën si të bëni për vete vjehrrën!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Blogerja shpesh poston foto dhe video nga momentet gjatë ditës së saj së bashku me Ledrin apo vajzën e tyre, Poem. Jo vetëm kaq, por ajo shpesh ka treguar se është edhe një amvisë shumë e mirë. Pak më parë, ajo ka publikuar një Instastory ku ka treguar se ka gatuar një krepë që mesa duket i ka pëlqyer shumë vjehrrës së saj, e cila e ka ripostuar.

Reagimin e saj e ka publikuar Sara, e cila ka zbuluar se ky është ‘sekreti’ si të impresionojmë vjehrrën.

Si të impresiononi vjehrrën!

Epo kot nuk thonë, dashuria kalon nga stomaku!

Sara së fundmi ka vendosur që famën e saj përveçse me reklama, ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.

Sara Hoxha ka zbuluar me anë të Instastory-ve disa detaje më tepër rreth këtij bashkëpunimi dhe nisme të re biznesi.

Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have”. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar.