Lajmet e fundit

“Nëse mbyllet Instagrami ti falimenton si njeri automatikisht”, Enca i kundërpërgjigjet ndjekësit!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

E jo vetëm kaq, por Enca ka qenë e para e famshme shqiptare e cila ka arritur të ketë plot 1 milion ndjekës në Instagram, e pas saj të tjerat. Megjithatë, e cilësuar si “Mbretëresha e Instagramit”, pritet të ketë dhe kritikat e veta.

Ditën e djeshme ku rrjetet sociale, përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook u bllokuan tërësisht dhe për shumë orë nuk mund të postohej asgjë për të gjithë “u bllokua jeta sociale”. E dukeqenëse, Enca lidhet shumë me anën e rrjete sociale, një ndjekës i ka shkruar këngëtares: “Nëse mbyllet Instagrami ti falimenton si njeri automatikisht”. E nëse po pyesnit veten si ka reaguar Enca? Në formë shakaje ajo i ka shkruar:

Po u mbyll Instagrami ti ngel pa punë i pari. Thuj flm Zot, flm Allah, flm Buddha. Fansat e mi toksik ju

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.