Celebrities Gossip Showbiz

Nëse mendonit se do t’i mungonte verës e kishit gabim, Fero paralajmëron surprizën e tij!

Fero është një nga reperët që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur. Teksa, së fundi ka treguar se është ‘lidhur’ sërish me ta.

Me projekte muzikore gjatë muajve të fundit Fero nuk ka qenë shumë aktiv edhe pse ka lansuar disa këngë të reja. E duke mos sjellë shumë projekte, ndjekësit e tij mendonin se ndoshta ai do të mungonte këtë sezon veror, por reperi na ka treguar të kundërtën. Teksa ka lansuar trailerin e këngës që do të publikojë, na ka zbuluar dhe titullin që është ‘Keshi Keshi’ dhe orën e publikimit, në orën 18:00 ditën e sotme.

Së fundmi, i gjithë rrjeti është trazuar pasi vëllai i reperit Buta ka vrarë ish-mikun e ngushtë të artistit, 30 vjeçarin Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella.

Viktima duket se ka qenë një mik shumë i mirë i Feros, teksa nuk ka munguar një reagim nga reperi. Ai zgjodhi të mos flasë fare për ngjarjen, por vetëm ka bërë një shkrim të shkurtër për të ndjerin me anë të një Instastory me një foto ku shfaqet krah tij.

Artisti me anë të një Instastory ka treguar veprimin emocionues që ka bërë për të ‘mbajtur gjallë’ kujtimin e mikut e tij duke e gdhendur atë përjetësisht në kraharorin e tij. Fero ka bërë tatuazh nofkën e të ndjerit duke e shoqëruar me fjalën ‘king’ (mbret).