Bota Botë e Çuditshme

Nëse organizoheni me grupin tuaj në natyrë, kujdes se një ari të uritur si ky mund të jetë i ftuari special!

Pamjet tregojnë momentin e egër kur një ari i uritur vjen i paftuar në një festë dhe plaçkiti bufenë me ushqime përpara njerëzve të habitur. Një grup thuhet se po shijonin darkën e tyre në San Pedro Garza Garcia në Nuevo León, Meksikë, kur papritmas, ariu i madh i zi shfaqet para tyre. Në klipin e regjistruar,i cili ka marrë mbi 80,000 shikime në TikTok, ariu mund të shihet duke u përplasur me forcë gjatë festës teksa tingëllon muzika.

Baloo mbërrin më pas në tryezën e tendës, ku ngrihet në këmbët e pasme dhe fillon të gllabërojë një tabaka me ushqime. Pas disa kafshimesh, ariu zbret dhe bën sikur do të largohet, përpara se të ndryshojë mendje dhe të kthehet për sekonda. Klipi përfundon me atë duke plaçkitur pjatën ndërsa të pranishmit shikojnë me mosbesim. Në mënyrë të pabesueshme, njerëzit nuk u përpoqën të iknin, me disa që qëndronin vetëm disa centimetra larg, me sa duket të pavëmendshëm ndaj rrezikut të mundshëm.

Eshtë e panevojshme të thuhet se ariu shkaktoi shumë bujë në TikTok. Komentuesit shkruanin:

Ariu nuk do të humbiste ushqimin e mirë.

Megjithatë, ndërsa video mund të ketë qenë humoristike për shikuesit në internet, incidenti nuk ishte për të qeshur. Konsumimi i vakteve njerëzore mund të bëjë që arinjtë të mësohen me njerëzit, një fenomen i njohur si “kushtëzimi i ushqimit”, duke i shtyrë ata të humbasin frikën nga homo sapiens dhe duke rritur kështu shanset për një sulm.