Politikë Sociale

“Nga 1 korrik gjoba”, Rama: Mospërdorimi i qeseve plastike, në mbrojtje të fëmijëve

Nga 1 korriku nis aplikimi i gjobave për qeset plastike. Është kryeministri Edi Rama që ka njoftuar vendimin, në një shënim në llogarinë e tij në Facebook.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit. Sakaq, kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët, thotë ai, po përdorin trasta për pazar.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës🛍🛒

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar👜👝

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin🙏

🚯 Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/577328297096169