Sociale

Nga 1 tetori rriten me 8.6% pensionet, përfitojnë mbi 767 mijë të moshuar

Indeksimi i pensioneve në masën 8.6 për qind është miratuar edhe nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në mbledhjen e drejtuar nga ministri i ri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, u vendos që vendimi të hyjë në fuqi prej 1 tetorit dhe të përfitojnë mbi 767 mijë të moshuar.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Më herët, indeksimi i pensioneve u njoftua nga deputet socialist Erion Braçe.