Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Nga bashkëpunimi me Eli Farën e deri te raporti me bashkëshortin e saj, Aurela Gaçe i thotë të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe për të na folur për albumin e ri të dyfishtë, të titulluar “Unike…Me taban”. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, cilët janë bashkëpunëtorët e albumit?

Adrian Hila, Kledi Bahiti, Gent Myftaraj, Stine, Enis Mullaj. Kam shkruar dhe unë dhe në disa këngë jam bashkëautore, në disa jam vetëm. Dikur kam shkruar shumë proza që nuk i kam publikuar, shkruaj shpesh kur jam e mërzitur.

Sa ‘lento lento’ ia bën Aurela Skerdit?

Ai shumë rrallë nevrikoset, por kur nevrikoset unë i hap rrugë.(qesh)

Cilat do të ishin dy këngët që do të përfaqësonin më së miri Aurelën dhe Skerdin?

Kënga që më përfaqëson mua është “Çupa nga Vlora” sepse unë nuk kam nëvojë për pasuri, thjesht më duaj. Sa i përket Skerdit, është një këngë që do të vi nga shtatori që ai e pëlqen shumë.

Skerdi merr pjesë ne klipin “Çupa nga Vlora”, cilët janë kujtimet më të shenjta nga klipi për Aurelën?

Nuk i kam nxjerrë ‘backstage’-et sepse do të shkriheshit së qeshuri. Unë e bërë gati si nuse, hipi te motori dhe bie me gjithë vello.(qesh)

Sa i përket këngës “Babi im” në bashkëpunim me Eli Farën, Aurela na zbulon pak më shumë për ndjesinë që i jep kjo këngë si dhe për raportin që ka me Elin:

Unë kam qenë gjithmonë vajza e babit aq sa motra më thonte se ti punon për t’i treguar babit sa e vlefshme je. Gjithmonë doja t’ja tregoja arritjet e mia. Në lidhje me Skerdin dhe vajzat shoh një lidhje që sa hyn Skerdi në shtëpi ato shkrihen. Elin e njohin shumë pak njerëzit, thellësinë e saj, ashtu është ajo, njeriu nuk del nga vetja. Është shumë besnike, e ndjeshme, sakrifikuese, për prindërit shumë rrallë mund të bëjnë fëmijët siç bën ajo për prindërit e saj. I ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm nënës së saj kur ishte sëmurë. Ajo nuk i tregon këto në publik por ne që e njohim, di të them që jam me fat që e kam.