Celebrities Live From Tirana Music

Nga edukimi artistik i fëmijëve dhe deri tek projektet e reja, Kamela Islamaj tregon gjithçka në TAR!

E ftuar në “Live From Tirana” ditën e sotme ka qenë këngëtarja e njohur Kamela Islamaj, e cila ka folur në lidhje me aspektin edukativ të fëmijëve në forma të ndryshme artistike por edhe në lidhje me projektet dhe planet e saj në të ardhmen.

Në parim çfarë kërkojnë fëmijët si rrymë muzikore?

Jo të gjithë fëmijët kërkojnë që të bëjnë një eksperiment të tillë ama ka disa që janë pak më të guximshëm dhe e kërkojnë vetë një informacion më tepër mbi muzikën autoktone kështu që absolutisht sa herë ndodh kjo lloj kërkese unë jam e hapur. Ka disa eksperimente inetresante që bëhen mes muzikës pop dhe asaj folklorike edhe pse nuk janë shumë të njohura.

Sipas teje cila është ajo rrymë e shëndetshme muzikore që duhet mësuar?

Nuk ka asnjë tematikë specifike, është e bukur çdo gjë që të pëlqen ty. E rëndësishme është që ne ta këndojmë korrekt. Nëse ne mundohemi që ti qëndrojmë besnik origjinalit po sigurisht pa kopjuar dhe duke dhënë nga vetja, ajo është mënyra më e mirë e të kënduarit.

Jetojmë në një shoqëri ku gjithçka është shumë e shpejtë por edhe e gabuar njëkohësisht, a ka pasur raste që prindërit të kenë një disinformim ose paragjykim?

Paragjykim jo por ka një disinformim për këngëtarët.

Sipas teje cila është ajo formë artistike që reflekton më shpejt tek njerëzit?

Forma më e shpejtë e të bërit famë është marketingu i mirë në rrjetet sociale, muzika “fast-food” që bëhet tani dhe për pak muaj harrohet. Unë personalisht nga ana tjetër kam zgjedhur totalisht të kundërtën. Kam investuar shumë tek kjo pjesa dhe ndoshta e kam shumë gabim. Unë e kam me shumë pasion muzikën dhe nuk e shikoj si diçka kalimtare. Ka njerëz që e duan të mirën dhe të bukurën.

Çfarë do të kemi së shpejti prej teje dhe cilat janë projektet e tua?

Kam ardhur në atë pikën që nuk i tregoj planet e mija sepse ato bien poshtë dhe dal super mashtruese. Jam duke punuar me disa këngë ku njëra është e mbaruar dhe dy të tjera janë drejt fundit. Nga këto tre që sapo përmenda dy janë produksione të mijat dhe një është e një mikut tim shumë të mirë që e zbuluam rastësisht.

A ka në plan Kamela që të organizojmë një koncert qoftë edhe privatisht?

Po, ky ka qenë një plan i imi që para pamdemisë, me ato tetë apo nëntë këngët e mia që unë kam të publikuara, por duke qenë se ndodhi pandemia nuk ia dolëm kurrë ta bënim këtë. Në muajt në vazhdm të bëj diçka dhe të lançoj edhe këngët e mija.

Në lidhje me pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës, këngëtarja është shprehur se:

Mendoj që do marr sërish një pushim shumë të gjatë nga festivali. Me thënë të drejtën, nuk më la një shije shumë të mirë viti i fundit kështu që mendoj të marr sërish një periudhë pauze nga RTSH-ja. I mungon drejtësia dhe le të jemi të gjithë transparent dhe t’i flaism gjërat siç janë.

Islamaj ka vijaur duke thënë se:

Nuk më intereson fare kush fiton se sigurisht e thashë dhe më parë se fryma kompetitive duhet të jetë sepse në fund të ditës secili nga ne është aty për të fituar por ky nuk duhet që të jetë një qëllim në vetvete. Unë realisht me shumë vlerësoj që të dëgjohet, të vlerësohet kënga dhe unë të ndihem e kompletuar artistikisht sesa të marr një çmim me çdo kusht. Pasi mua kjo lufta e çmimit me çdo kusht nuk më pëlqen fare.