Aktualitet Politikë

Nga interpelanca me Ministren Krifca tek akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2022/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Sot në orën 10:00 mblidhet Kuvendi për seancën plenare. Seanca plenare pritet që të nisë me një interpelancë të thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila me ministren e Bujqësisë Frida Krifca.

Po ashtu sot pritet që të miratohet akti normativ, për ndryshime në buxhetin e vitit 2022, për Paketën e Rezistencës Sociale. Ndërkohë sot do të votohen Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli si anëtar të Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë.

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E enjte, datë 31 mars 2022, ora 10.00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 23, datë 29.03.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 24.3.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca kërkuar nga deputeti Zef Hila. (Neni 80 i Kushtetutes, neni 96 i Rregullores)

4. Projektligj “Për miratimin e aktit normativ nr. 3, datë 12.3.2022 “Për ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”.

5. Projektligj “Për miratimin e aktit normativ nr. 4, datë 12.3.2022 “Për një ndryshim në ligjin nr.113/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

6. Projektligj “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”. Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike”.

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e znj. Natasha Ahmetaj anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

9. Projektvendim “Për zgjedhjen e z. Anastas Angjeli, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).