Bota

Nga sonda BepiColombo, fotoja e parë e Mërkurit!

Vjen në Tokë, imazhi i parë i Mërkurit, i kapur nga sonda BepiColombo, që lindi nga bashkëpunimi mes Agjencisë Europiane të Hapësirës dhe asaj Japoneze, Jaxa. Në foto, shfaqet një zonë e planetit, e mbushur me kratere e mësohet se u shkrep kur sonda gjendej në distancën 2.428 km, pak pasi kishte arritur t’i afrohej deri në 199 km.

 

Imazhi inkuadron rajonin e hemisferës veriore të planetit, të quajtur Sihtu Planitia, ku një zonë më e ndriçuar rrethon kraterin Calvino, i pagëzuar sipas mbiemrit të shkrimtarit italian, Italo Calvino nga Unioni Astronomik Ndërkombëtar. Mërkuri njihet si planeti më i afërt me Diellin e më i vogli në Sistemin Diellor.

Ndonëse i shndritshëm nuk shihet me lehtësi nga Toka, pasi gjendet shumë pranë Diellit. Për ta parë duhet shfrytëzuar mëngjesi ose muzgu në mbrëmje.