Bota

Ngjarje e rëndë në Nigeri! Rrëmbehen më shumë se 100 nxënës, dhjetëra persona të armatosur “mësynë” pranë shkollës!

Më shumë se 100 nxënës të shkollës nigeriane janë rrëmbyer në qytetin veriperëndimor Kuriga, rreth orës 08:30 me orën lokale.

Sipas dëshmitarëve ata janë rrëmbyer nga dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta të cilat kaluan nëpër shkollë. Nxënësit, nga mosha 8 deri në 15 vjeç, u morën peng së bashku me një mësues.

Dëshmitari okular tha se një nxënës u qëllua nga personat e armatosur dhe aktualisht po merr kujdes mjekësor në spitalin Birnin Gwari. Një zyrtar i qeverisë së shtetit Kaduna konfirmoi incidentin për BBC, por nuk dha detaje.

Bandat e rrëmbyesve, të njohura si banditë, kanë rrëmbyer qindra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim. Megjithatë, ka pasur një reduktim të rrëmbimeve masive të fëmijëve gjatë vitit të kaluar deri përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Në janar, banditët vranë një drejtor shkolle në zonë dhe rrëmbyen gruan e tij.

Bandat kriminale të rrëmbimit, që sjellin frikë në Nigerinë veriperëndimore, janë të ndara nga Boko Haram në veri-lindje, megjithëse ka pasur raporte se ata mund të kenë punuar së bashku me raste.