Aktualitet

Ngrica e temperatura deri në minus 21 gradë, por qarkullimi vijon normalisht!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore, në orët e mëngjesit pati mjegull të dendur e shikim të reduktuar.

Në mëngjes herët, temperaturat e ulëta arritën deri në minus 21 gradë celcius në zonat malore, shoqëruar edhe me erë të fortë. Autoriteti Rrugor informon se pavarësisht kushteve të këqija të motit, qarkullimi kryhet pa probleme. “Eshtë punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”. ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, kur udhëtojnë për në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare nga 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin veriperëndimor dhe zona luginore era është intensive me shpejtësi nga 12 e deri në 14m/s. Valëzimi në dete rezulton i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-4/8
Diell

Kukës
-4/0
Diell re

Lezhë
0/7
Diell

Dibër
-8/-1
Diell re

Durrës
-3/10
Diell

Tiranë
0/7
Diell

Elbasan
-2/9
Diell

Berat
-2/9
Diell

Vlorë
-2/9
Diell pak re

Korçë
-9/-2
Diell re

Gjirokastër
-6/8
Diell

Sarandë
0/9
Diell