Aktualitet Bota

Ngrihet alarmi, varianti ‘Omicron’ mbërrin në Evropë, Belgjika, Gjermania e Holanda po testojnë rastet e dyshimta!

Pas Belgjikës, ka dyshime të forta se një rast i variantit të ri e shumë më frikësues të korovirusit është diktuar dhe në Gjermani, ndërsa në Holandë priten rezultatet përfundimtare të analizave për 61 persona të infektuar, të cilët kanë mbërritur në vend nga Afrika e Jugut.

Varianti i ri, Omicron i konsideruar si 500 herë më infektues se Delta, u zbulua pikërisht në këtë vend dhe tani po tmerron botën.

Sipas qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, niveli i rrezikut “është shumë i lartë”, dhe duhen shtuar përpjekjet për imunizim.

Pfizer e Moderna i kanë hyrë punës, por thonë se do të duhen të paktën dy javë për të parë nëse vaksina funksionon dhe mbi variantin e ri.

Për çdo rast, autoritetet i mëshojnë idesë së marrjes së dozës së tretë përforcuese. Shtetet e BE-së vendosën një ditë më parë të pezullojnë të gjitha udhëtimet që vijnë nga shtetet e pjesës jugore të Afrikës, me shpresën të frenojnë përhapjen e variantit të ri.

Ndalesa prek vendei si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve. Për personat e ardhur prej andej do të ketë testim, karantin e gjurmim të kontakteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vetë e cilësoi Omicron si një variant vërtet për tu shqetësuar.