Showbiz

Niall Horan tregon se si Zayn nuk pranon të flasë me ish-pjesëtarët e “One Direction”

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, këngëtari skocez Nial Horan ka theksuar edhe një herë se nuk do të ketë një ribashkim të “One Direction”, të paktën për shumë kohë.

Ish-pjesëtarët e grupit të famshëm kanë mbetur miq dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme përveç Zayn. Ky i fundit që në momentin kur vendosi të largohej nga grupi nuk ka dashur të ruajë kontaktet me asnjë.

“Ndonjëherë i shkruaj edhe pse e di që nuk do të marr përgjigje. Ai është djalë i mirë dhe unë nuk kam asgjë personale me të edhe pse ndonjëherë mendoj se ai duhet të mbajë disi përgjegjësi për këto veprime. Nëse ai nuk kontakton me ne atëherë nuk do të kemi asnjë ribashkim” -theksoi 26-vjeçari.