Showbiz

Nicholas Cage tashmë trokë, ja si e ka harxhuar aktori të gjithë pasurinë e tij

Nicholas Cage është konsideruar si një ndër aktorët më të paguar në Hollywood me një pasuri që i tejkalonte 150 milionë dollarë.

Kjo shifër së fundmi është zeruar pasi aktori është trokë. Të gjithë pasurinë e tij të grumbulluar që nga viti 1996 deri në vitin 2011 e ka harxhuar për sende apo gjëra të panevojshme. Lista e blerjeve të tij ka habitur të gjithë publikun ndërkohë që është publikuar nga “Finance Buzz”.

Ku shkuan të gjithë paratë e tij dhe ku po jeton aktori 53-vjeçar tani që nuk figuron thuajse asnjë qindarkë në llogarinë e tij? Ai fajson menaxherin për paaftësi por kur të mësoni se çfarë zotëron në vend të parave do të çuditeni.

Koleksione kafkash të dinozaurëve që i kanë kushtuar 300 mijë dollarë, dy kobra albine që thotë se i ka blerë për t’u mbrojtur, 2 ishuj në Bahamas që i kanë kushtuar 7 milionë dollarë. Mendoni se mbaroi me kaq? Jo, ai zotëron 30 motora dhe 50 makina sepse është i fiksuar pas shpejtësisë. Por Cage është i fiksuar edhe me shumë gjëra të tjera.

Ai ka 4 jahte ku më i shtrenjti kap shifrën e 20 milionë dollarëve, gjithashtu ka edhe një shtëpi e cila thuhet se është e pushtuar nga shpirtra të vdekur, e për çfarë mund t’i duhet vallë?

Nëse mendoni se shtëpia është prona më e çuditshme e tij atëherë nuk keni parë koleksionin e kokave në shtëpinë e tij e cila tmerron këdo që i shkon për vizitë. Nicholas gjithashtu zotëron 1 gur varri në formë piramide, një krokodil, një peshkaqen, një oktapod, një avion, 15 shtëpi në vende të ndryshme të botës, 2 kështjella, 50 vepra arti dhe aksesorë me gurë të çmuar.

Ku po jeton ai tani? Tek menaxheri i tij i cili po përpiqet ta nxjerrë nga borxhet duke shitur një pjesë të mirë të gjithë këtyre gjërave kaq të panevojshme dhe të frikshme që aktori zotëron. Ndërkohë që dëshiron të rikthehet në botën e aktrimit për të fituar para të tjera të gjithë shpresojnë që Nicholas Cage të kuptojë që paraja dhe suksesi nuk zgjasin përgjithmonë.