Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Aktorja e njohur Julia Roberts zbuloi se ish-presidenti Barack Obama ka bashkëpunuar me regjisorin e saj për filmin e saj të fundit. Aktorja 56-vjeçare në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” u pyet për Barack Obama-n dhe gruan e tij duke qenë producente e “Leave The World Behind” me kompaninë e tyre të prodhimit “Higher Ground”. “Leave The Word Behind” është një thriller psikologjik i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Sam Esmail dhe bazohet në romanin e vitit 2020 me të njëjtin emër nga Rumaan Alam.
2. Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës reggaeton, njoftoi së fundmi se do të tërhiqej pas 32 vitesh nga industria e muzikës. Reperi po heq dorë nga karriera e tij si artist për t’ia kushtuar plotësisht kohën fesë krishtere. Krijuesi i hitit “Gasolina” e zbuloi lajmin gjatë të turneut të tij lamtumirës, “La Meta (The Goal)”, në Puerto Riko. Ai shkroi në Instagram se:
Sonte e njoh dhe nuk kam turp t’i them gjithë botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një hapësirë në jetën time që askush nuk mund ta mbushte. U përpoqa të gjeja një qëllim, në shumë raste, më dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte që të ndihesha i plotë.
3. Revista ‘Time’ ka shpallur këngëtaren Taylor Swift si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në aplikacion. Swift është nxjerrë prej një liste të finalistëve, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman. Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lançimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.
4. Revista e njohur Forbes ka shpallur për të dytin vit radhazi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë. Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, la pas në këtë renditje Shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.
5. Ylli i Hollivudit, Nicolas Cage, është duke përgatitur largimin e tij nga kinemaja. “Më pëlqen të qëndroj i freskët. Domethënë, më pëlqen të ndryshoj. Unë dua t’i bëjë të gjitha”,-tha Cage për “Uproxx”.
Pas 45 vitesh duke bërë mbi 100 filma, ndihem sikur kam thënë pak a shumë atë që kisha për të thënë në kinema. Mendoj se kam ndoshta edhe tre apo katër filma për të bërë përpara se të tërhiqem dhe më pas shpresoj të shkoj në ndonjë fushë tjetër për të shprehur aktrimin tim. Dua të largohem në një nga momentet e mia më të mira si ‘Skenari i ëndrrave’. Por kam detyrime të tjera për të përmbushur, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam shumë i interesuar për transmetim gjithëpërfshirës në një serial episodik televiziv. Kam parë gjëra që mund të bëhen tani dhe personazheve u jepet kohë të shprehen. E pashë Bryan Cranston-in duke i ngulur sytë në një valixhe për një orë në një episod të ‘Breaking Bad’. Nuk kemi kohë ta bëjmë këtë në një film artistik, kështu që ndoshta TV është hapi tjetër më i mirë për mua. Do ta shohim. E vetmja gjë që nuk kam bërë në të vërtetë është Broadway dhe nuk kam bërë një serial televiziv. Bëra një pilot që nuk u kap, por mendoj se dua të provoj diçka tjetër. Kjo është një botë e re për mua.